Bonucci dorëzon shiritin e kapitenit?

23/10/2017 16:49

Pritej që me Milanin të ishte protagonist dhe ashtu ka bërë që në javët e para të këtij sezoni, me ndryshimin e vetëm se e ka bërë për keq.

Leonardo Bonucci nuk po kalon një periudhë të mirë me fanelën e kuqezinjëve. Se cilat janë pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve të Milanit nga ai, mjafton të përmendet fakti që atij iu besua pesha e shiritit të kapitenit nga drejtuesit, një vendim që u mirëprit nga tifozët.

Megjithatë, pas kartonit të kuq në barazimin pa gola ndaj Xhenoas, duket se Leon e kanë lënë nervat.

“Nëse jam unë problemi, urdhëroni, ja ku e keni shiritin (e kapitenit)”, u është drejtuar ai shokëve të skuadrës në dhomat e zhveshjes, siç raporton Gazzetta Dello Sport.

.

Top Channel