Vjen humbja e parë për Man. United, City i pandalshëm

22/10/2017 18:50

Huddersfield bëri surprizën në javën e 9 të Premier League, duke mposhtur 2-1 skuadrën e Manchester United që deri në këtë javë të kampionatit ishte e pathyeshme.

Dy golat e shënuar nga vendasit në pjesën e parë e bën të pamundur përmbysjen për skuadrën e Mourinho, që arriti të shënojë vetëm një herë në pjesën e dytë me Rashford.

Ndërkohë, City nuk ka pasur asnjë vështirësi në shtëpi ndaj Burnley-t, duke fituar pastër 3-0. Aguero, Otamendi dhe Sane ishin autorët e tripletës për udhëheqësit e kampionatit anglez me 25 pikë tashmë.

Top Channel