Sërish Immobile, Lazio kalon pa problem Cagliarin

22/10/2017 22:56

Lazio ka mposhtur Cagliarin 3-0, në ndeshjen e fundit të javës së 9, në Serinë A.

Heroi i takimit ishte sërish sulmuesi kryesor i bardhekaltërve, Ciro Immobile, që shënoi dy golat e aprë të sfidës së sotme.

Italiani zhbllokoi rezultatin me një 11 metërsh në minutën e 7′, ndërsa dyfishoi shifrat në të 41-tën. Në fillim të pjesës së dytë, ishte mbrojtësi Bastos, që vulosi rezultatin 3-0, të mbrëmjes së sotme.

Lazio vijon kështu të qendrojë në vendin e 4-t, me 22 pikë, po aq sa ka edhe Juventus i vendit të 3-të, ndërsa Cagliari pëson humbjen e 5-të radhazi dhe mbetet në vendin e 16, me vetëm 6 pikë.

Top Channel