Serie A, 20 ndeshje pa barazim në takimet e së shtunës

22/10/2017 16:32

Shenja e barazimit duket se ka humbur në leksikun e rezultateve të Serie A për ndeshjet që luhen të shtunën. Ishte takimi Atalanta-Milan e mbyllur në barazimin 1-1, e luajtur në 13 maj, i fundit barazim i regjistruar në ndeshjet që janë lujatur të shtunën.

Në 20 garat që janë zhvilluar të shtunën përgjatë këtyre 5 muajve të fundit, nuk është fiksuar asnjë barazim. Nga këto janë 11 fitore të skuadrave udhëtuese dhe 9 fitore të skuarave pritëse.

Përgjatë kampiontit aktual janë luajtur 16 takime të shtunën, nga të cilat 9 fitore të skuadrave udhëtuese dhe 7 të skuadrave pritëse.

Duke qëndruar në këtë kuriozitet në 50 ndeshjet e fundit të luajtura të shtunën janë regjistruar vetëm 6 barazime, ndërsa fitoret ndahen 23 për skuadrat udhëtuese dhe 21 për skuadrat pritëse.

Për të shkuar më në detaje, në 6 barazimet e fikusuara të ndeshjeve të së shtunës, 3 janë arritur në ndeshjet e orës 20:45, 2 në orën 18 dhe një në orën 15.

Top Channel