Rashica shënon, Vitesse fiton (Video)

22/10/2017 22:45

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme Vitesse është rikthyer tek fitorja, e këtë e ka arritur me një rezultat që tregon shumë për ekipin ku aktivizohet kosovari Milot Rashica.

Ky i fundit ka lënë shenjën e tij në fitoren 0-4 në transfertën mjaft të vështirë kundër Herenveen, duke hapur në minutën e 17-të siparin e golave për skuadrën e tij dhe duke shënuar golin e tretë personal në Eredivisie.

Më pas Vitesse realizoi edhe tre herë të tjera për të marrë një fitore shumë të rëndësishme që e ngjiti në vendin e 3-t të kampionatit holandez.

Top Channel