E ftuar në “Pop Culture” Rashel Kolaneci zbulon kush është mashkulli më seksi shqiptar për të, tregon mesataren e saj të gjimnazit, por dhe të tjera, në një seri pyetjesh me përgjigje të shkurtra.
Çfarë mendon kur sheh veten në ekran?
Rashel: Çfarë ylli! Unë jam kjo?
Po të kishe mundësi, a do ta fshije eksperiencën me “Xing me Ermalin”?
Rashel: Jo, aspak. Ishte një eksperiencë televizive, është ajo që më bëri mua të njohur.
Çfarë bën për të mbajtur veten në formë?
Rashel: Palestër, stërvitje “Kickbox”…
Gjoks apo të pasme?
Rashel: Një trup i tonifikuar i gjithi.
Birrë apo verë?
Rashel: Ujë më mirë. Unë nuk pi, nuk pi alkool.
Cigare apo hashash?
Rashel: Ajër të pastër. Nuk pi as cigare pasi merrem edhe me sport.
Dashuri i përjetshme apo pasuri pa limit?
Rashel: Unë nuk do jetoj përjetësisht dhe pasuria është me një limit…
Mashkulli më seksi shqiptar?
Rashel: Po t’i them emrin do t’i bëhet shumë qejfi. I kam dashur shumë edhe kur kam qenë e vogël, janë Adrian Gaxha, Lorik Cana.
Femra më seksi shqiptare?
Rashel: Përveç meje! Holta Kolaneci, Armina Mevlani, ka plotë të tjera, si Lori, Aurela. Nuk shoh ndonjë si frymëzim, por marr pak nga të gjitha.
Mesatarja e gjimnazit?
Rashel: Bashkë me provimet, 9.87
Çiçin në dush e bën?
Rashel: Po, sa herë bëj dush.
Top Channel