Problemet vazhdojnë, Vettel ndryshon telajon

22/10/2017 12:51

Ndryshojnë kontinentet, nga Azia kalohet në Amerikë, por Ferrari vijon të jetë ende e rrethuar me probleme, probleme të cilat në fund bëhen një motiv për mos arritjen e rezultateve.

Në përfundim të sesionit të dytë të lirë, Sebastian Vettel është ankuar për pedalet e makinës së tij dhe tekniket e skuadrës nga Maranello, duke mos arritur të gjejnë shkakun, vendosën që të ndryshojnë  të gjitha telajon e makinës SF70H të gjermanit. Lajmi është bërë zyrtar nga FIA, që ka autorizuar edhe zëvendësimin e saj.

Njëvendëshja e Vettel do ti nënshtrohet një sërë verifikimeve teknike nga komisarët e FIA-s, përpara sesioni të fundit të provave të lira. Në njëvendëshen e Vettel, që në Suzuka u tërhoq për probleme në ndezje dhe atë të Kimi Raikkonen që ndërroi kambion në sesionin e fundit të lirë në Japoni do të montohen tansmisione të reja, por pa asnjë penalitet. I njejti ndryshim do të bëhet edhe në njëvendëshen e Valteri Bottas.

Top Channel