Partizani i prish debutimin Gjokës

22/10/2017 16:14

Partizani vijon ecurinë pozitive, teksa sot ka mposhtur Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, me rezultatin 0-1. Ka mjaftuar një gol i Basrak, në minutën e 4-t, nga goditja e këndit, që aventura e Gjokës në stolin e Vllaznisë, të fillojë me humbje.

‘Të kuqtë’ e Iulianos, pas fitores së 3-të radhazi, ngjiten përkohësisht në vendin e 3-të të renditjes, me 11 pikë, 5 më pak se Skënderbeu kryesues, që do të luajë nesër në Durrës ndaj Teutës. Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në vendin e 8-të, me 5 pikë, po aq sa ka edhe Luftëtari.

Top Channel