Neymar e ‘braktis’, Cavani shpëton PSG-në

22/10/2017 23:15

Edinson Cavani ka qenë heroi i ndeshjes në Olimpik Marsejë, duke barazuar rezultatin në minutat shtesë, ndërsa kryeqytetasit ishin me 10 lojtarë prej minutës së 87-të, pas daljes me 2 të verdhë të brazilianit Neymar.

Luis Gustavo kaloi Marsejën në avantazh, në minutën e 16, por një tjetër brazilian, pikërisht Neymar barazoi rezultatin në të 33-tën, pas një asisti të Rabiot.

Pak minuta nga fundit, pikërisht në të 78-ën, Thauvin kaloi në avantazh Marsejën për të dytën herë, ndërsa 10 minuta më vonë, Neymar la Parisin me 10 futbollistë, pas daljes me të kuq.

U duk se Marseja po merrte fitoren e shumëpritur në derbi, pro ishte pikërisht Edison Cavani, heroi i mbrëmjes për kryeqytetasit, duke barazuar shifrat në 2-2, në minutën e 3-të shtesë.

Pas javës së 10, PSG kryeson renditjen me 26 pikë, e ndjekur nga Monako me 22, ndërsa Marsejë është në vendin e 5-të me 18 pikë. Në këtë takim, topi i parë u shkelmua nga ish kapiteni i marsejës dhe kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në nderim të largimit të tij nga futbolli.

Top Channel