Derbi francez “fillon” nga këmbët e Canës (FOTO)

22/10/2017 21:10

Ende pa filluar supersfida e kësaj jave në Francë, Marsejë-PSG, ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme për tifozët e këtyre skuadrave dhe veçanërisht për shqiptarët.

Kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana bashkë me Cisse ka shkelmuar topin e parë përpara nisjes së takimit.

Gjakovari Cana kujtojmë ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas tek ekipi i kërkuar gjithmonë prej tij, Marseja.

Kjo ka qenë një gjest mirënjohjeje dhe ceremoni lamtumire për ish-kapitenin e Marsejës, futbollistin ikonë të Kombëtares shqiptare, i cili luajti ndeshjen e fundit në karrierë pikërisht në Francë, gjatë Europianit 2016, ndërsa lamtumirën zyrtare në Shqipëri e dha ditën e ndeshjes mes Italisë dhe kuqezinjve në “Loro Boriçi”.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA