Brryli i ‘fortë’ i Bonuccit, do të mungojë edhe ndaj Juves

22/10/2017 17:29

Momenti negativ i Leonardo Bonuccit te Milani, vijon dhe sot mbrojtësi la skuadrën e tij me 10 futbollistë, që në minutën e 25-të.

Italiani goditi kundërshtarin me brryl, në mënyrë të qëllimshme anësorin e Genoas, Rosin dhe pasi gjyqtari shfrytëzoi teknologjinë për të riparë aksionin, vendosi të dërgojë në dhomat e zhveshjes kapitenin e Milanit.

Por, ky brryl duket se do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Bonuccit, sepse pritet të pezullohet minimalisht dy javë, duke u nisur nga precedentët e mëparshëm.

Nëse pezullimi konfirmohet, kapiteni i Milanit, do të mungojë në transfertën ndaj Chievos, por edhe në një ndeshje të veçantë për të, pikërisht përballjen me ish skuadrën e tij Juventusin, më 28 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA