Vasili: Rama, i lemerisur. Sulme të turpshme ndaj medias

21/10/2017 15:56

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama për sulm ndaj mediave.

“Kryeministri dhunon median, sa turp. Kryeministri ndihet i lemerisur nga fjala e lirë e medias. Dhuna ndaj gazetarëve është ditë turpi për kryeministrin”, ka thënë Vasili.

Sipas tij, ky është një shpartallim moral dhe pa kthim për Ramën dhe fitore e madhe e moralit të medias profesionale e të pavarur.

“E vërteta e gazetarëve po e lodh shumë, po të vërtetat që vijnë dhe po vijnë nga Katania a i mbajnë dot?”, ka thënë Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA