MMA dhe në Tiranë, ndeshjet e lira

21/10/2017 13:05

Të apasionuarit pas arteve mikse marciale në vendin tonë patën shansin të shihnin nga afër këtë të shtunë të njëjtën disiplinë në kampionatin e 5 ballkanik që u zhvillua në Tiranë.

Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira mblodhi jo pak tifozë në pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku morën pjesë sportistë nga 5 vende.

“Në këtë aktivitet ne synojmë që të arrijmë rezultat më të lartë, pasi ne kemi arritur njëherë vendin e dytë në një kampion të Ballkanit”, tha Alket Rizaj, president i Federatës së Ndeshjeve të Lira.

Në turneun ndërkombëtar të Bahreinit, Shqipëria e kësaj disipline që synon përhapjen në vendin tonë, do të prezantohet me 2 sportistë. “Sportistët janë Ermal Hadribeaj dhe Florian Dosja”, bëri të ditur Rizaj.

Prezent në pallatin e Sportit në kampionatin ballkanik ishte dhe Stanislav Nedkov, ish legjenda e UFC në SHBA.

“Jam i lumtur që po zhvillojmë një kampionat fantastik, e 5 shtete pjesëmarrës. dua të falenderoj zotin rizai për organizimin perfekt. shumë shpejt shqipëria do të jetë një vend mikpritës për ngjarje edhe më të mëdha se kjo”, tha Nedkov.

Aktiviteti ishte për të gjitha moshat ndërsa garuan për të marrë medaljet në kategoritë “Tatam” deri në 16 vjeç; në oktagon të moshës deri në moshën 18 dhe mbi moshën 18 vjeç.

Top Channel