Chelsea, përmbysje spektakolare ndaj Watford

21/10/2017 16:12

Pas barazimit spektakolar me 6 gola në mesjavë ndaj Romës në Champions, tifozët në “Stamford Bridge” kanë përjetuar një tjetër ndeshjet madhështore, ku këtë herë u larguan si triumfues.

Chelsea përmbysi gjithçka në ndeshjet e javës së 9 ndaj Watfordit. Skuadra e drejtuar nga italiani Conte shënoi e para me Pedron, por me fillimin e pjesës së dytë e panë veten në disavantazh, pasi Watfordi shënoi dy herë me Doucoure në fundin e pjesës së parë dhe me Pereyran menjëherë sapo nisi pjesa e dytë.

Duke parë edhe lojën e mirë të miqve u duk thuajse e pamundur kthimi i rezultatit, por lojtarët e skuadrës kampione në Angli përmbysën parashikimet dhe shënuan 3 herë. Batshuayi barazoi shifrat në të 71-tën, Azpilicueta i dha avantazhin 3 minuta para fundit, ndërsa sërish Batshuayi vulosi rezultatin në 4-2 në minutën e 95-të të ndeshjes.

Me këtë tri pikësh, Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë, 6 më pak se City i vendit të parë.

Top Channel