Barça, tjetër fitore, tashmë 8 pikë larg nga Reali

21/10/2017 23:20

Barcelona e çoi në 8 pikë diferencën me Realin e Madridit në renditjen e La Liga-s.

Katalanasit fituan 2-0 ndaj Malagas në stadiumin “Camp Nou”, në një ndeshje ku morën kryesimin e hershëm me golin e Deulofeut.

Në një aksion ku topi doli jashtë vijave, por nuk u pa nga arbitri, vendasit morën avantazhin.

Rrjeta që vulosi suksesin erdhi nga veterani Iniesta. Barça shkëputet nga Reali që luan të dielën ndaj Eibar, por jo ndaj Valencias që u konfirmua forcë e dytë pas fitores 4-0 ndaj Sevilla-s.

Top Channel