Trajneri i Partizanit i kënaqur me barazimin: Skënderbeu, skuadër e fortë

20/10/2017 11:26

Trajneri i Partizanit të Beogradit është larguar i kënaqur me skuadrën e tij nga “Elbasan Arena”.

Në përfundim të ndeshjes, i pyetur nga gazetarët se çfarë note do t’i vinte skuadrës nga 1 deri tek 5 për paraqitjen e bërë në fushë, Miroslav Djukic tha katër.

“Skënderbeu është një skuadër e fortë dhe kompakte. Luan mirë në mbrojtje dhe kundërsulmon rrezikshëm me Soue. Ne e dinim këtë para se të zbrisnim në fushë. Mendoj që rezultati 0-0 është i drejtë, megjithëse në fund patëm rastin më të pastër për të shënuar”, thotë trajneri serb.

Sipas Djukic, grupi është shumë i balancuar.

“Do të vendoset gjithçka për të ardhmen tonë në Europë me ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe Young Boys. Grupi është shumë i balancuar dhe kemi mundësi të mira për ta kaluar”, u shpreh ai.

Sa i takon atmosferës, Djukic thotë se nuk pati asnjë incident fton që e njëjta mikpritje t’i ofrohet edhe Skënderbeut në Beograd.

Top Channel