Takaj: Barazimi, rezultat i drejtë. U ndjenë mungesat

20/10/2017 12:23

Barazimi pa gola në Elbasan Arena ishte ndoshta rezultati më i drejtë i përballjes mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, një ndalesë që i lë të dy skuadrat me shpresë për t’u kualifikuar më tej.

Në tribunën e Elbasan Arenës ishin prezente shumë personalitete të njohur që dhanë opinionin e tyre mbi derbin ballkanas.

Armand Duka, President i FSHF-s: Shqipëria ka dhënë prova që di të organizojë ndeshje, le të themi të një risku të lartë dhe kjo e sotmja vërtetoi akoma më shumë këtë. Nuk kisha merak se do të ndodhte ndonjë gjë, por kisha dëshirë që Skënderbeu të merrte tri pikët. Gjithsesi, ishte një ndeshje e bukur.

Ilir Meta, President i Republikës: Ndeshja ishte e vështirë sepse Partizani i Beogradit është një ekip mjaft i njohur dhe besoj që Skënderbeu pa Gavazajn, Nimagën duhet ta konsiderojë fitore rezultat.

Ardian Takaj, President i Skënderbeut: Siç shkoi loja, rezultati mendoj se ishte i drejtë. Por duhet ta fitonim këtë ndeshje sepse na jepte shumë avantazhe për të kaluar më tej. Megjithatë, mungesat tek lojtarët e krahut u ndjenë dhe Nimaga do të ishte një plus për ne.

Joan Laporta, ish-President i Barcelonës: Është kënaqësi që jam këtu.

Grupi B i Europa Ligës kryesohet me 7 pikë nga ukrainasit e Dinamos së Kievit, ndërsa Young Boys ndodhen të dytët me 3 pikë. Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit kanë secili dy pikë, me dy skuadrat që do të kenë një tjetër përplasje direkte në 2 nëntor të këtij viti në Serbi.

Top Channel