Super-Basha, i shënon dy herë Cittadellës

20/10/2017 22:06

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha është duke kaluar një moment të mirë në karrierën e tij tashmë që është në moshën 30 vjeçare.

Këtë gjë Basha e tregoi edhe në ndeshjet me Kombëtaren, ndërsa tashmë është kthyer në një lojtar mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij të Barit në Serie B.

Mesfushori shënoi dy herë sonte në sfidën ndaj Cittadellas, golin parë dhe të fundit, në fitoren 4-2.

Aktualisht, Bari renditet në vendin e 3 me 16 pikë dhe është një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.

Top Channel