Kryemadhi: Rama të heq dorë nga sulmet ndaj drejtësisë

20/10/2017 19:29

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për shtyrjen e Këshilli për Imunitetet dhe Mandatet për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se kjo mbledhje duhet të ishte më e shkurtra në historinë e parlamentarizmit.

Më tej në deklaratën e saj, kryetarja e LSI i bën thirrje kryeministrit të heq dorë nga sulmet ndaj drejtësisë.

“Ky kryeministër dhe mazhoranca kanë gëlltitur kusinë e çorbës së prishur deri në lugën e fundit.  I bëj thirrje mazhorancës dhe Kryeministrit të heqin dorë nga sulmet dhe shantazhet e vazhdueshme që i bëjnë drejtësisë. Mbledhja e sotme duhet të ishte më e shkurtra në historinë e parlamentarizmit”, tha Monika Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA