Kavajë, sherr me thika mes të rinjve, plagoset 17-vjeçari

20/10/2017 22:41

Një konflikt mes dy personash, të cilët kanë përdorur armë të ftohta është verifikuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 dhe me të marrë njoftimin, agjentët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga verifikimet e para është zbuluar se në konflikt janë përfshirë dy të rinj, V.L dhe G.S, të dy 17-vjeçarë.

Nga përplasja fizike, shtetasi V.L ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, bashkëmoshatari është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel