“Kryeprioritet në legjislaturën e re, integrimi i vendit në BE”, Spiropali pret ambasadorin Silvio Gonzato, zbardhen diskutimet Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me planin rregullues të Himarës ka reaguar ministria për Evropen dhe punët e Jashtme, që e cilëson provokuese dhe ndërhyrje e paprecedentë qëndrimin e palës së vendit fqinj në këtë çeëhtje.
Kjo pasi përfshirja në debatin e brendshëm politik përbën një shkelje të praktikës diplomatike të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve. Sipas ministrisë sonë, është deformin i realitetit lidhja që përpiqet të krijojë ministria greke mes ligjit për mbrojtjen e pakicave dhe planit rregullues në kuadër të Rilindjes urbane.
Më tej ajo shton se Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit. Më tej deklarata e ministrisë thekson se ligji për mbrojtjen e pakicave garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave dhe rishpreh angazhimin e saj për trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve.
Top Channel