Gonxhja e Mitrovicës. Kandidatja shqiptare që sfidon serbët

20/10/2017 20:50

Gonxhe Çaushi, pas 4 vitesh si anëtare e Asamblesë Komunale të Mitrovicës, është tashmë e gatshme të marrë drejtimin e Komunës, edhe pse siç ajo vet e pohon, është thuajse e pamundur.

Por kandidimi i saj ka një simbolikë të qartë. “PDK ka tentuar që me kandidimin tim t’u ofrojë një mesazh të qartë serbëve këtu, se banorët shqiptarë të kësaj zone duhet të kenë përfaqësuesin e tyre”, thotë Çaushi.

Por sa e vështirë ka qenë për të fushata, në një komunë me shumicë serbe? “Siguria këtu është minimale. Ka patur aksidente të ndryshme, rrahje të të rinjve… Nuk e di nëse ka qenë politike, apo e rastësishme”, thotë Çaushi.

Ndryshe nga komunat e tjera të Kosovës, kërkesat e shqiptarëve të Mitrovicës së Veriut janë shumë të ndryshme.

“Kthimi i qytetarëve shqiptarë në pronat e tyre në veri është problemi kryesor. Janë rreth 70 shtëpi të uzurpuara dhe nuk lejohet të kthehen pronarët. Duhet leje nga kryetari i komunës që të kthehen, ndërkohë që nga serbët ngrihen ndërtesa kolektive tërësisht pa leje”, thekson Çaushi.

Mitrovica e Veriut mbetet ende një “no go zone” për shqiptarët, megjithëse duhet thënë se gjërat kanë ndryshuar nga vite më parë. Kandidimi i Gonxhes është ndoshta një gonxhe e një realiteti që edhe serbëve u duhet ta pranojnë: se Mitrovica është një dhe e pandarë; dhe është e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA