Giroud realizoi një “vepër arti” në Serbi! (VIDEO)

20/10/2017 18:29

Arsenali vazhdoi ecurinë e shkëlqyer në Europa League mbrëmjen e kaluar duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje.

Të besuarve të Venger u mjaftoi një gol i shënuar 5 minuta para fundit të ndeshjes për të “firmosur” fitoren e radhës, këtë herë ndaj serbëve të Crvena Zvezdas.

Ishte një gol me vlerën e 3 pikëve, por nga mënyra e ekzekutimit e francezit Olivier Giroud mund të cilësohet si një vepër arti.

Jo vetëm finalizimi me kthesë i sulmuesit, por edhe aksioni me pasime fantastike ishte me të vërtetë një mrekulli në ndeshjen e luajtur në Serbi.

Top Channel