Fillojnë pakënaqësitë tek PSG, Di Maria kryeson të “revoltuarit”

20/10/2017 15:13

PSG nën menaxhimin e sheikut Mansur nuk e kishte nisur kurrë më mirë se kaq sezonin futbollistik. Por pavarësisht goleadave dhe rezultateve impresionuese, jo të gjithë në kampin transalpin janë të lumtur.

Në 13 impenjime zyrtare, parizienët kanë marrë 12 fitore dhe një barazim, ndërsa kanë shënuar 43 gola duke pësuar vetëm 7. por në fushë lojtarët që aktivizohen nuk janë të gjithë ata që figurojnë në borderonë milionere të pagave.

16 futbollistë aktivizohen më së shumti nga trajneri Unai Emeri’ dhe ka nga ata që edhe në pankinë nuk e mendojnë më veten përtej janarit. Angel Di Maria kryeson listën e të revoltuarve. Argjentinasi nuk preferoi as të festonte për golin e tij në Ligën e kampioneve duke ulur kokën përballë festës së shokëve të ekipit.

Ashtu sic sinjalizon L’Equipe, mesfushori latin nuk e ka[përdin dot faktin që përdoret gjithnjë e më pak nga trajneri. Di Maria shpresoi deri në fund të verës se do ti shpëtonte pankinës së detyruar nga ardhjet e Nejmar dhe Mbape’. por PSG refuzoi ofertën e Barcelonës.

Edhe gjermani Julian Draksler ka kërkuar të luajë më shumë me skuadrën pariziene, për më tepër që edhe kur konsiderohet, i imponojnë nëj pozicion aspak natyral.

Gjermani tjetër Kevin Trap ka humbur vendin titullar në portë përballë Areolës dhe rrezikon që ky sezon ta lërë edhe jashtë botërorit. Por më keq se të gjithë është bën Arfa’, i përjashtuar i bujshëm dhe në konflikt gjyqësor me Paris Sën Zhermen.

Top Channel