F1 në Ostin, mundësia e fundit e Vettel

20/10/2017 12:35

Sebastian Vetel nuk pranoi të dorëzohet në garën për titullin kampion në Formula 1 edhe pse klasifikimi i imponon një disavantazh prej 59 pikësh dhe një hendek psikologjik që mund të rezultojë vendimtar për fronin.

Gjermani i Ferrarit kërkon të harrojë 3 ndalesat shkatërruese aziatike dhe premtoi betejë këtë fundjavë në Ostin.

“Jemi ende këtu gati për të shfrytëzuar shanset tona edhe pse në krahasim me disa javë më parë, tani mundësitë janë uklur ndjeshëm. Do të punojmë që të jemi gati nëse do të na prezantohen mundësitë e duhura pasi besioj deri në fund për titullin” tha Sebastian Vetel.

“Në kompleks deri më tani ishte një sezon i mirë. njerëzit na gjykojnë për garat e fundit që nuk shkuan si duhet por ne kemi bërë hapa të mëdhenj përpara. Nuk ka panik. jemi të përqendruar dhe nuk kemi kohë për frikën” tha gjermani i Ferrarit për provat zyrtare dhe garën këtë fundjavë në Ostin të Teksasit.

Top Channel