Elbasan, të shtëna me armë zjarri pranë universitetit

20/10/2017 14:31

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mesditë pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe shkollës 9-vjeçare “Fadil Gurmani”, në Elbasan.

Dyshohet për një konflikt ku personat e përfshirë kanë qëlluar në ajër, por policia nuk jep detaje. Kalimtarët janë terrorizuar nga të shtënat në një orar kur fëmijët dilnin nga shkolla.

Kjo është një nga zonat më të zhvilluara të Elbasanit, çka do të thotë se rrugët dhe bizneset janë të gjitha të pajisura me kamera sigurie.

Kjo pritet të ndihmojë policinë në zbardhjen e ngjarjes, që ndodh një ditë pas shkarkimit të krerëve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit.

Top Channel