“Dardani je vesh me diell”

20/10/2017 14:57

“Dardani je vesh me diell” është fushata që ka nisur në Kosovë me nismë të prezantueses së njohur Albana Osmani. 

“Kemi zgjedhur të vijmë me luledielli, me këtë simbol që i takon të gjithë fëmijëve shqiptarë në një trevë tjetër të shqiptarisë që është Kosova”, tha Osmani në prezantimin e saj.

Bëhet fjalë për një nismë që kapërcen kufijtë e Shqipërisë me qellimin për, siç thonë organizatorët, t’ju zgjuar shpresat edhe fëmijëve në trevat shqipfolëse.

“Do të realizohet qëllim plotësisht sepse foksui ynë është që të ndihmohen fëmijët e QKUK-së, pavioni i onkohematomalogjisë ku mungojnë aparatura shumë të rëndësishme për këta vogëlushë që vuajnë nga sëmundjet e gjakut”, tha Osmani.

Për Anita Haradinaj, ambasadorja e fushatës “Ti je një luledielli”, ky është një angazhim human që duhet përmbushur me përgjegjësi.

“Prej orës 12.00 do të nisë dhe shitja e bluzave. Çdo  cent që qytetarët e Kosovës do të blejnë bluza do të mblidhen dhe do të shkojnë si donacion për këta fëmijë”, tha znj. Anita Haradinaj

Por, për vetë kryeministrin e Kosovës kjo fushatë që shpëton jetë kërkon mbi gjithçka ndihmën e qytetarëve.

“Unë jam Luledielli në Shqipëri, në Kosovë, nuk po i ndaj se jemi një. Kujdesi ndaj fëmijëve me sëmundje gjaku është kujdesa human dhe i uroj të gjithë atyre që kanë mundësi të bëjnë një gjest e të përkrahin këtë fushatë”, tha z. Haradinaj.

Albana Osmani, iniciatorja e kësaj kauze humane, tha se do të shiten 3 mijë bluza nga 20 euro secila në sheshin “Nënë Tereza”, Prishtinë dhe do të akordohet një fond prej 60 mije eurosh, që do të shkojë për pavionin e Onkohematologjise ne QKUK, Prishtinë.

Top Channel