Koço Kokëdhima u kthye në krye-aksion të opozitës tre vjet më parë, kur u ajo u bë iniciatore e heqjes së mandatit të tij si deputet.
“Ditë shumë e bukur sot sepse është dita kur simboliiI oligarkisë, Koco Kokëdhima mori sot atë që donte cdo qytetar, heqjen e mandatit për abuzimin me kushtetutën, për korrupsion, përfitim të parave të taksapaguesve shqiptarë”, deklaronte në atë kohë Lulzim Basha në atë kohë.
Por nuk kishte kjo arsyeja e vetme përse prania e Kokëdhimës në tryezën e thirrur nga Basha dhe shtrengimi i duarve me të, u bënë objekt komentesh dhe kritikash ditën e mërkurë.
Për vetë Koço Kokëdhimën, tashmë në krye të një formacioni të vetin politik, ky nuk është një problem.
“Zgjidhja nuk bën koalicion me asnjë nga partitë e vjetra që ka qeverisur tranzicionin e Shqipërisë. Por ne bashkëpunojmë dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë faktorët politikë, social dhe të tjerë, me qëllim që të përmbushim përgjegjësitë përopara vendit”, deklaron ai.
Të përmbushësh përgjegjësitë para vendit ama, për Frontin e bashkuar të opozitës, është beteja kundër hashashit. Vetë Kokëdhima deri në kohën kur u shkarkua si deputet ka qënë promovues i legalizimit të tij.
“Ne i kemi shpjeguar qendrimet tona. Rama e refuzoi projektin tonë për legalizimin e kanabisit, për t’i hapur rrugë projektit të tij mafioz, që kanabisin ta zhvillonin organizatat kriminale, të cilat e kthyen shqipërinë në parajsën e mafies së marijuanës”, shprehet Kokëdhima.
Ministri i Brendshëm i asaj kohe u kthye në kundërshtarin më të ashpër te tezave të Kokëdhimës. Sot, kur ai përballet me mundësinë e arrestit, Kokëdhima e kursen, por jo shefin e tij politik.
“Saimir tahiri është një person i inkriminuar në këtë proces, por është i përdorur, është përdorur nga Edi Rama, në këtë mega-aktivitet kriminal, e cila i ka vënë në qafë Shqipërisë paratë e drogës dhe organizatat e saj”, thotë Koço Kokëdhima.
Por kanabizimi për Kokëdhimën nuk është problem…nëse legalizohet.
“Zgjidhja do luftojë deri në fund për të ngritur ekonominë kombëtare legale të kanabisit. Ne jemi seriozë në projektin tonë për legalizimin e kanabisit farmaceutik, reformimin e gjithë legjislacionit për kanabisin dhe zhvillimin e kësaj ekonomie në Shqipëri”, u shpreh ai.
Top Channel