Vasili: Hetimi të nisë nga kryeministri

19/10/2017 05:50

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se hetimi duhet t ënisë që nga kryeministri që është autori i shkatërrimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke folur mbi ngjarjet e fundit në vend, Vasili tha se shkarkimet në policinë e Elbasanit janë të vonuara dhe se duhet të ishin bërë dy muaj më parë. “Shqiptarët janë pa polici me Haki Çakon në krye të Policisë së Shtetit”, tha Vasili.

“Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar me shpejtësi pasi shoqëria është sot më e kërcënuar se kurrë, pasi si asnjëherë në historinë e këtij vendi krimi ka uzurpuar qeverisjen”, deklaroi Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA