Perisiç harron Mourinho-n dhe dashurohet me Interin

19/10/2017 06:16

Nëse në verë ishte marrosur pas idesë se mund të punonte me Morinhon dhe të ishte pjesë e kampionatit më mediatik në botë, në më pak se 2 muaj, Ivan Perisiç ka rigjetur Interin dhe duket se këtë herë ka rënë vërtetë në dashuri.

Pas rinovimit të kontratës dhe rritjes së përfitimit financiar sezonal, kroati e sheh veten si pikën më të fortë të skuadrës zikaltër, duke harruar edhe flirtet e verës, që lidheshin më së shumti me milionat e parave.

Në fakt, deklaratat e trajneri Spalletti që e konsideronte shumë të rëndësishëm, rritën besimin te kroati për të vijuar projektin në Milano. Dhe në fillimin e shtatorit erdhi firma në kontratë: një rrogë për “top player” deri në 2022, në të njëjtin nivel me kapitenin Icardi, si edhe një ide fike në kokë për ta mbyllur karrierën zikaltër.

Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, jeta e kroatit është e gjitha zikaltër, saqë në rrjetet sociale pothuaj çdo postim është me ngjyrat e skuadrës së zemrës.

Sa për fushën flasin shifrat: gola dhe asistet që në ndeshjen e parë, për të vijuar me të njëjtin intesitet edhe ndaj Spal e Romës. Në vitin kalendarit 2017 numërohen 11 asist, nga të cilët 6 për Icardin, duke bërë që qasja mes të dyve është në kufijtë e perfeksionit.

Që nga moment që erdhi në Milano Perisiç numëron 87 ndeshje dhe 23 gola. Interi ka një “top player”, i cili mund të ndryshojë edhe i vetëm ndeshjen, por ndoshta edhe objektivat e Interit.

Top Channel