Në kërkim të Lolos, njeriu që takohej me “Shefin e madh”

19/10/2017 23:45

Florian Habilaj, 37 vjeç, vëllai i vogël i Moisi Habilajt, me pseudonimin “Lolo”, është kthyer në personin më të kërkuar nga policia shqiptare dhe ajo italiane.

Mbi të ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Marrja e dëshmisë në lidhje me trafikun e hashashit mes dy vendeve, ndoshta mund të hidhte dritë se kush është personi me pushtet që mbështeste këtë grup kriminal në aktivitetin e tij.

Sipas përgjimeve të bëra nga Prokuroria italiane, rezulton që Lolo është njeriu që merrej me punët këtu në Shqipëri dhe ka takuar atë që trafikantët e quanin shefi i madh.

Përgjime e bëra mes tij dhe pjesë tjetër të grupit bëheshin me thirrje telefonike ose SMS, duke koordinuar punët organizatës mes dy vendeve. Ka një numër të madh mesazhesh mes dy vëllezërve Habilaj që komunikonin mes tyre, por në një bisede bie ne sy fakti që flitet për shefin e madh.

Sipas përgjimeve Floriani thotë se është takuar dhe se ka biseduar me të dhe i ka thënë që të mos shqetësohen.

Biseda e traskiptuar
F: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.

M: Pse?

F: Më kërkoi shefi i madh

M: Cfarë kërkonte?

F: Asgjë, për këtë… për situatën

M: Aha…fole direkt me të?

F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin

M: E çfarë të tha?

F: Më pyeti si është situata

M: Që domethënë…?

F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.

M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.

F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj

M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar

F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.

M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)

F: E kishte telefonuar ky i madhi.E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.

M: Në rregull

F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

Top Channel