Administrata amerikane për ushqimet dhe ilaçet, FDA, autorizoi një lloj të ri terapie gjenetike për të transformuar qelizat e sistemit imunitar të pacientit në vrasës të pamëshirshëm të kancerit.
Terapia e quajtur “Yescarta” e prodhuar nga Kite Pharma u autorizua për pacientët e rritur të prekur me tumore malinje të indeve limfatike, të cilët i ishin nënshtruar të paktën dy terapive kimioterapie pa asnjë përmirësim.
Sipas studiueseve, trajtimi gjenetik i shndërron qelizat e të sëmurëve në një ilaç natyral që sulmon qelizat kancerogjene.
Sipas “New York Times”, vetëm në Shtetet e Bashkuara të paktën 3500 pacientë mund të trajtohen me terapinë e re gjenetike që ka një kosto prej 373 mijë dollarësh.
Ajo duhet t’i përshtatet çdo individi, pasi të gjithë kanë sisteme të ndryshme imunitare. Kura ishte studiuar fillimisht nga instituti kombëtar i kancerit që më vonë lidhi një marrëveshje me Kite Pharma në 2012.
Kjo e fundit i siguroi fondet për të kthyer teorinë në realitet në këmbim të të drejtave të shfrytëzimit.
Lo Yescarta është trajtimi i dytë gjenetik i autorizuar nga FDA-ja. I pari është i ashtuquajturi Kymriah i Novartis, i cili u aprovua në muajin gusht dhe ka të bëjë me fëmijë ose të rinj, të prekur nga forma agresive leucemie. Një cikël i kësaj terapie kushton 475.000 dollarë, por Novartis ka premtuar se do të jetë falas për ata pacientë që nuk shfaqin përmirësime brenda një muaji.
Top Channel