Kryemadhi: Socialistët të shkëputen nga lidhjet e Edi Ramës me krimin
19/10/2017 15:31
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me strukturat e partisë në qytetin e Beratit, prej nga u bëri thirrje socialistëve të shkëputen nga “lidhjet monstruoze të PS me krimin”.
“Socialistët të shkëputen nga lidhjet mostruoze të Edi Ramës me krimin. Socialistët nuk i lidh asgjë me krimin të shkeputen nga monstra kriminale që e ka lënë Shqipërinë peng të krimit. Ata janë po aq të rrezikuar sa çdo qytetar shqiptar”, ka deklaruar Kryemadhi.
Ajo tha se LSI hap dyert për “socialistët që ndihen të braktisur nga Rilindja e Krimit.
Top Channel