“Babica” vazhdon, Çako: Së shpejti informacione të detajuara

19/10/2017 22:27

Operacioni në Babicë të Vlorës, ku mbrëmjen e së enjtes u sekuestruan 10 tonë marijuanë, është ende në vazhdim.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili ka deklaruar se më vonë do të ketë informacion më të detajuar.

Në rastin në fjalë dyshohet se është përfshirë klani kriminal Habilaj, të cilit policia italiane i shkatërroi një fraksion me operacionin e pak ditëve më parë.

Top Channel