Xhafaj: “Habilaj”, dosje italiane

18/10/2017 09:29

Fatmir Xhafaj nuk komentoi gjatë mbi dosjen “Habilaj”. Ministri i Brendshëm nuk përmendi as paraardhësin e tij në detyrë, pasi theksoi se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë italiane.

“Ajo është një çështje që nuk i përket Policisë së Shtetit. Është çështje e iniciuar nga drejtësia italiane. Unë besoj se nuk bëj pjesë te ata njerëzit që kanë qejf të flas pa fund e për asgjë. Kur janë çështje që i përkasin drejtësisë nuk ka pse flet Ministria dhe ministri”, deklaroi Xhafaj.

I pyetur mbi policët e përfshirë në trafik që përmenden në dosjen e autoritetetve italiane, Xhafaj u përgjigj: “Kam një vit që merrem me këtë çështje dhe siç e keni parë. Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë. Prisni, duroni dhe do shikoni”.

Deklarata e Xhafajt vjen në një kohë kur brenda pak ditësh pritet të nisë operacioni që do të asistohet nga ekspertë të huaj për goditjen e grupeve kriminale dhe pasurive të tyre.

Top Channel