Tiranë, të shtëna me armë në rrugën “Mujo Ulqinaku”

18/10/2017 15:04

Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Mujo Ulqinaku”, pranë një parkingu në kryeqytet, rreth orës 20:00.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në venndgjarje kanë shkuar forcat policore dhe nga hetimet e para raportohet se gjatë një konflikti të çastit, 2 drejtues mjetesh janë konfliktuar dhe është gjuajtur me armë.

Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar edhe personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Top Channel