Mblidhet tryeza opozitare
18/10/2017 11:25
Partia Demokratike me aleatët e saj janë mbledhur në një tryezë, së bashku me drejtues të LSI-së, për të diskutuar aksionin e tyre politik pas fakteve që kanë dalë nga dosja “Habilaj”.
Në takimin mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit janë të pranishëm edhe Oerd Bylykbashi, Genc Strazimiri, Edmond Haxhinasto dhe Petrit Vasili, si dhe kryetarët e partive të vogla opozitare parlamentare dhe joparlamentare.
Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ishin mbrëmjen e së martës në selinë e Partisë Demokratike për një takim me Lulzim Bashën dhe Edmond Spahon. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta.
Top Channel