Borchardt: Mbështesim Kodin e Sjelljes për deputetët

18/10/2017 11:01

Shërbimet e Kuvendit, me mbështetjen e prezencës së OSBE-së në Tiranë organizuan këtë të mërkurë një program orientimi për deputetët e rinj.

Duke folur në këtë event, ambasadori Bernd Borchardt tha se prezenca e OSBE-së ka një bashkëpunim afatgjatë dhe unik me Kuvendin e Shqipërisë.

Duke qenë se me kalimin e viteve në këtë institucion janë shfaqur nevoja të reja, ambasadori ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e misionit të tij për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, duke e vënë theksin në veçanti tek Kodi i Sjelljes së deputetëve.

“Në këtë kuadër mbështetëm hartimin e një Kodi Sjelljeje për deputetët. Megjithëse ky proces është në fazën përmbyllëse, propozime të tjera për përmirësimin e këtij dokumenti janë më se të mirëpritura. Zbatimi i tij do të jetë një gur kilometrik në përpjekjet për të shtuar besimin e publikut në punën e Kuvendit”, tha ambasadori Borchardt.

Top Channel