Basha, takim me biznesin e vogël në Kavajë

18/10/2017 10:18

Gjatë turit te tij në mbarë vendin mbi kundërshtimin e futjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, kreu demokrat Lulzim Basha ishte në Kavajë.

“Lekë s’ka, gjë s’ka. Me na rrit taksat, do të ul qepenin. Që në ditën e parë që do thonë u miratua, do të ul qepenin dhe të iki”, shprehet Aliu.

“Ka edhe një rrugë tjetër”, u përgjigj Basha.

“Rruga tjetër, të ngrihet populli atje. Ta shkundim një herë e mirë”, thotë Aliu.

“Jeni shumicë. Shumica e biznesit është biznes i vogël. Këta janë pakicë, janë pakicë e qeverisë, 20% e shqiptarëve e kanë votu dhe rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël po e bëjnë për hesap të 10 vetave, 10 oligarkëve. Këtu çelësi është bashkimi. Po u bashkuam, këta nuk kanë çfarë të na bëjnë”, deklaroi Basha.

Perfaqesuesve te biznesit basha u tregoi projektin e tij mbi taksimin: “Ne duam që biznesi nën 12 milionë lekë të reja në vit të mos paguajë fare TVSH. Vër pullën tek dera, punoni, t’i shërbeni njerëzve, mallrat e konsumit t’i shisni me çmime të arsyeshme dhe të nxirrni bukën e gojës, sepse vetëm për bukën e gojës punoni apo jo?”

Basha shprehet i bindur se futja e biznesit në skemën e TVSH-së do të sjellë rritjen e shpenzimeve dhe si pasojë falimentin.

Top Channel