Aksioni në Durrës, policia: Të tjera arrestime

18/10/2017 12:36

Pas arrestimeve të fundit për llogari të drejtësisë italiane, si dhe të një oficeri policie për favorizim në pajisjen me armë të personave me precedentë penalë, drejtori i Policisë së qarkut të Durresit, Alfred Çepe deklaron se të tjera arrestime priten në ditët e ardhshme.

“Është siguruar informacion i plotë dhe do vijojmë goditjen e grupeve krimianle dhe bazën e veprimeve të tyre. Kjo është një betejë e gjatë, por ne jemi të gatshëm ta çojmë deri në fund”, deklaroi Çepe.

Brenda dy javëve të fundit, policia e Durrësit ka arrestuar mes të tjerëve dhe 9 shtetas shqiptarë me precedentë të rëndë kriminalë, pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

7 prej të arrestuarve janë persona në kërkim ndërkombëtar, kryesisht nga drejtësia e shtetit fqinj, Italisë, dhe pjesë e procesit të njohur “Kanun”.

Top Channel