Aksidenton për vdekje 28-vjeçarin, fsheh provat

18/10/2017 19:50

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Kavajës, pasi kanë fshehur provat e një aksidenti me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari.

Gentush Hoxha ishte duke drejtuar një kamion në pronësi të një firme në vendin e quajtur mbikalimi i varrezave në autostradë, ku është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit, Z.G., 28 vjeç ka ndërruar jetë.

Hoxha në bashkëpunim me Ervis Çurrumi, 34 vjeç dhe Gëzim Cila, 48 vjeç nga Kavaja,  kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip “Benz”, duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.

Të tre personat u vunë në pranga, teksa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel