Vlorë, gjendet i shkrumbuar “Benzi” luksoz

17/10/2017 13:40

Një makinë është gjetur e djegur në orët e para të mëngjesit të së martës në Vlorë.

Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka sinjalizuar policinë e qytetit bregdetar, se mjeti ndodhej i shkrumbuar në lagjen “24 Maji”.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, agjentët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një “Mercedes Benz” me targë “AA 131 RX”, pronë e shtetasit me inicialet A.L, 30 vjeç.

Një grup hetimor i ngritur po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel