Valverde: Të gjithë e dimë se kush është më i miri

17/10/2017 02:31

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde deklaroi se Leo Messi është lojtari më i mirë në botë, me ose pa Topin e Artë.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Olympiacos, Valverde u shpreh: “Të gjithë e dimë se kush është futbollisti më i mirë në botë. Nuk më intereson se kujt i shkon Topi i Artë. E kemi të qartë se Messi është më i miri”.

Kur gazetarët i vunë në dukje se Cristiano këtë vit mund të barazojë Messin me 5 Topa të Artë, Valverde përsëriti se Messi është numri 1 dhe nuk ka nevojë për të tjerë trofe individualë.

“Ne e dimë se kush është më i miri. Nuk është i nevojshëm një Top i Artë më shumë. As i Artë, as i Argjendtë dhe as i Bronztë”, deklaroi Valverde.

Top Channel