Real ndalet nga Tottenham, City mposht Napolin

17/10/2017 18:41

Reali i Madridit e ka pasur të pamundur të marrë më shumë se një pikë në “Bernabeu” ndaj Tottenham, duke u ndalur në një barazim 1-1 në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Champions League.

Kampionët në fuqi e nisën keq ndeshjen pasi në minutën e 28 Varane shënoi autogol, por i përhershmi Ronaldo barazoi në fundin e pjesës së parë.

Pavarësisht dominimit dhe rasteve në pjesën e dytë, goli i avantazhin nuk erdhi për skuadrën e Zidane. Pas këtij barazimi, Real dhe Tottenham janë me pikë të barabarta me nga 7. Kalimi i grupit do të jetë mjaft i vështirë për Dortmundin pasi u ndal në barazim 1-1 në Qipro me Apoel dhe pas tre ndeshjeve të para ka vetëm 1 pikë.

Manchester City ka vazhduar ecurinë pozitive edhe ndaj Napolit, duke fituar 2-1. Skuadra e Guardiolas e vendosi ndeshjen brenda 13 minutave të para, duke shënuar dy herë me Sterling dhe Jesus, ndërsa për Napolin shkurtoi diferencën Diawara.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Feyenoord-Shakhtar triumfuan ukrainasit 1-2, duke hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin e grupit, ndërsa për Napolin bëhet më e vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA