Harry Kane këtë sezon po shfaqet në një formë të shkëlqyer duke tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh të rëndësishme evropiane.
Trajneri i Tottenhemit, Mauricio Pochettino, në prag të sfidës me Realin e Madridit për Ligën e Kampioneve, u përpoq që të largonte zërat rreth sulmuesit anglez duke deklaruar se shpreson që Kane të jetë “Totti” i skuadrës së tij.
“Kane u emocionua kur pa ndeshjen e fundit të Tottit me Romën dhe kjo ndoshta mund ta frymëzojë e bindë atë të qëndrojë përjetë te Tottenhami-tha Pochettino-unë e shoh atë të identifikuar me vlerat e klubit. ne shpresojmë që ai të qëndrojë dhe të mbyllë karrierën këtu pasi është një futbollist me cilësi të jashtëzakonshme e mbi të gjitha është profesionist e një shembull për shokët e tij të skuadrës”.
Harry Kane është kryesuesi i renditjes së golashënuesve më të mirë për këtë sezon në Ligën e Kampioneve me 5 gola të shënuar, 1 më shumë se Cristiano Ronaldo.
Në Premier League, Kane ka shënuar 6 gola, ndërsa në total në këtë fillim sezoni numri i finalizimeve të tij është 13.
Top Channel