Partia Demokratike ka deklaruar se do të ngrejë një grup pune i cili do të hartojë një dokument për deputetët dhe zyrtarët e tjerë të lidhur me krimin.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Eduard Halimi, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Rregullores.
“Deputetët të cilët kanë lidhje me krimin, lidhje familjare me krimin, lidhje shoqërore me krimin, janë financuar nga paratë e errëta të krimit të organizuar duhet të largohen dhe të lënë mandatin”, ka thënë Halimi.
Sipas tij, edhe deputetë që kanë përfituar fonde publike, koçensione drejtpërdrejtë, personalisht, apo nepërmjet fëmijëve të tyre duhet të lënë gjithashtu mandatin e të largohen.
“Këto janë çështjet që do të diskutohen nga grupi i punës që do të ngrihet dhe pastaj pas tre javësh ky grup do të paraqesë një dokument”, ka shtuar Halimi.
Top Channel