Ndalohet për kanosje, i konstatohet stemë e policisë dhe radiomarrëse

17/10/2017 10:16

Një 29-vjeçar u ndalua nga policia e Tiranës pasi kishte kanosur me armë një shtetas, por në fakt, gjatë kontrollit të lokalit të tij u gjetën një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radiomarrëse.

Burime policore bëjnë të ditur Fatjon Hasimi për motive të dobëta ka kanosur me pistoletë A. M., 49 vjeç.  Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Hasimit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjatë momentit të shoqërimit 29-vjeçari ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë.

Ndaj tij rëndojnë tashmë një sërë akuzash si kanosje, kundërshtim të punonjësit të policisë, vjedhje e energjisë elektrike dhe armëmbajtje pa leje.

Top Channel