Liverpool shkatërron Maribor të Ahmedit
17/10/2017 06:57
Liverpool është treguar i pamëshirshëm në Slloveni ndaj Mariborit me të cilët u aktivizua edhe lojtari i kombëtares shqiptar, Ahmedi.
Skuadra e Klopp shënoi 7 gola, nga të cilët 4 u realizuan që në pjesën e parë me autorë, Firmino, Coutinho dhe dy herë Salah. Edhe pse në avantazhin e katër golave, anglezët nuk e ulën aspak ritmin, duke realizuar edhe 3 herë të tjera, me Firmono Chamberlain dhe Arnold.
Valon Ahmedi ishte titullar në këtë ndeshje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 58.
Liverpool mban vendin e parë në grup me 5 pikë, po aq sa Spartaku i Moskës, ndërsa Sevilla është e treta me 4 pikë.
Maribor në vendin e fundit me 1 pikë.
Top Channel