Kupa shtyhet, shkak kalendari i ngjeshur
17/10/2017 05:53
Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të luhen në 29 nëntor. Ky është vendimi i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit për këto sfida që ishin parashikuar të luheshin këtë mesjavë.
Motivi që shtyu qeverinë e futbollit shqiptar për të marrë këtë vendim në lidhje me këto sfida, ishte kalendari i ngjeshur.
Federata Shqiptare e futbollit gjeti 29 nëntorin si datë të lirë në kalendar për Kupën e Shqipërisë, ndeshjet e kthimit të të cilave do të luhen në daten 13 dhjetor.
Në këtë raund të Kupës së Shqipërisë, bie në sy përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë, sfida që në fundin e sezonit të kaluar vulosi rënien e bardhebluve në Kategorinë e Parë.
Top Channel