Kryemadhi: Tahiri, hallkë që lidh Edi Ramën me krimin

17/10/2017 18:50

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi theksoi se “Saimir Tahiri është hallkë që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar” dhe deklaroi se LSI-ja bashkohet me Partinë Demokratike “në luftën ndaj bandave dhe krimit në pushtet”.

“Oligarkët, me bekimin e Edi Ramës pastrojnë paratë e bandave. Ka pika që e ndajnë LSI-në me PD dhe parti të tjera, por çështja kundër krimit dhe bandave është më e fortë sesa çdo ndasi. Bashkëpunimi politik është vullneti ynë dhe do e çojmë deri në fund misionin tonë”, tha Kryemadhi.

Kreu i LSI-së deklaroi se është gati për një tryezë të përbashkët politike të opozitës, në mënyrë që, sipas Kryemadhit, “t’i dilet përpara të keqes së madhe që po gllabëron Shqipërinë”.

“Mbështes qëndrimin e Bashës për një tryezë politike për një aksion pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe krimit në pushtet”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA